Mirëseerdhët
Mirë se vini në faqen e internetit të Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE (AAPAA)!
Qëllimi i kësaj faqe interneti është të informojë publikun në lidhje me aktivitetet e AA shqiptar.
AAPAA shqiptar u krijua më 2009 me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1020, datë 14.10.2009. Të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë për AA dalin nga rregulloret e IPA I dhe IPA II, të cilat janë parashikuar në kuadrin ligjor kombëtar me miratimin e Marrëveshjes Kornizë për IPA I dhe Marrëveshjen Kuadër për IPA II.
Në shtator 2016 është miratuar Ligji Nr. 90/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit për Programet e Asistencës së Akredituar të BE-së në Republikën e Shqipërisë”. AAPAA është themeluar si subjekt ligjor publik buxhetor, i organizuar si një autoritet auditues autonom, i mbikëqyrur nga Kryeministri. AAPAA funksionon në mënyrë të pavarur nga Koordinatori Kombëtar IPA, Zyrtari Kombëtar Autorizues, strukturat menaxhuese dhe strukturat operative të programeve të asistencës së BE-së.
AAPAA vepron në përputhje me kërkesat e marrëveshjeve kuadër IPA dhe marrëveshjeve të tjera sektoriale dhe / ose financuese të nënshkruara sipas marrëveshjeve kuadër.
Subjekt i auditimeve të Agjencisë janë të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, individë dhe persona juridikë privatë që përfitojnë fonde të IPA-s dhe/ose të cilëve u kërkohet të kryejnë veprimtari që rrjedhin nga financimi i IPA-s.
Auditimi i AAPAA mbulon fushat e përputhshmërisë, ligjshmërisë, rregullsisë, menaxhimit financiar të fondeve të BE-së, si dhe ekonominë, efikasitetin dhe efektivitetin në përdorimin e këtyre fondeve në përputhje me konceptin e menaxhimit të shëndoshë financiar.
Gjatë aktiviteteve të ndryshme, AA jep mendime dhe rekomandime për përmirësimin e funksionimit të organeve të ndërlidhura.
Me bashkëpunimin e partnerit tonë kryesor – Komisioni Evropian – aktivitetet tona po kontribuojnë në prioritetin kryesor të Shqipërisë: anëtarësimi në BE!