Më 19-20 tetor 2017 zyrtarët e Autoritetit Shqiptar të Auditimit morën pjesë në TAIEX Multi-Country Workshop mbi Detyrat e Autoritetit të Auditimit nën IPARD II, në Serbi dhe Beograd. Workshopi u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (DG AGRI), me qëllim që t’i sigurojë Autoriteteve të Auditimit (AAPAA) të vendeve përfituese të IPARD II udhëzime mbi kërkesat minimale për punën e AAPAA lidhur me pranimin vjetor të llogarive.

Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues nga AA i Shqipërisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Turqisë ku patën mundësi të shkëmbejnë pikëpamjet me ekspertët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për rolin e AAPAA, në lidhje me bazën ligjore për pranimin vjetor të llogarive, sistemin e kontrollit – kontrollet në vend, raportimi dhe çështje të tjera të ndërlidhura. Seminari ofroi një platformë për diskutime mbi problemet dhe çështjet me të cilat ballafaqohen AAPAA në të gjitha vendet pjesëmarrëse.