FONDET E BE-së

 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit u nënshkrua me Shqipërinë në qershor 2006 dhe hyri në fuqi në prill 2009. Ajo zëvendëson Marrëveshjen e Përkohshme mbi tregtinë dhe aspektet e lidhura me tregtinë, e cila hyri në fuqi në dhjetor 2006. Nga një perspektivë ekonomike, statusi i vendit kandidat i Shqipërisë për në BE (2014) inkurajon investimet e huaja dhe, si rezultat, çon në krijimin e vendeve të punës.

Si vend kandidat, Shqipëria vazhdon të përfitojë nga fondet e BE-së nën Instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) me qëllim që të kryejë reforma gjithëpërfshirëse dhe investime strategjike dhe përfiton nga pjesëmarrja në programet e BE-së.

Lexo më shumë…