Misioni
Misioni i Autoritetit të Auditimit është verifikimi i efektivitetit dhe funksionimit të mirë të sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit të Fondeve të BE-së në Shqipëri,për përputhshmërinë me rregullat përkatëse të BE-së dhe rregullave kombëtare për të siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve.
Vizioni
Vizioni jonë është të promovojmë menaxhim efektiv, llogaridhënie dhe transparencë në përdorimin e fondeve të BE-së në Shqipëri me qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare dhe të BE-së.
Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA)
Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA) është një instrument i financuar nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. IPA synon të mbështesë vendet kandidate dhe kandidatët e mundshëm në zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike që kërkohen për t’i sjellë vendet më pranë BE-së.
FONDET E BE-së
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit u nënshkrua me Shqipërinë në qershor 2006 dhe hyri në fuqi në prill 2009. Ajo zëvendëson Marrëveshjen e Përkohshme mbi tregtinë dhe aspektet e lidhura me tregtinë, e cila hyri në fuqi në dhjetor 2006. Nga një perspektivë ekonomike, statusi i vendit kandidat i Shqipërisë për në BE (2014) inkurajon investimet e huaja dhe, si rezultat, çon në krijimin e vendeve të punës. Si vend kandidat, Shqipëria vazhdon të përfitojë nga fondet e BE-së nën Instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) me qëllim që të kryejë reforma gjithëpërfshirëse dhe investime strategjike dhe përfiton nga pjesëmarrja në programet e BE-së.
